Prokuroria Speciale ka dhënë detaje pas ndalimit të D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, raporton Gazeta “Enigma”.
Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.
Vepra penale ”Krim i luftës kundër popullsisë civile”, është e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.