Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet S.G, për “hyrje në sisteme kompjuterike”.
Sipas Prokurorisë, S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K. me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.
“Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
“Prishtinë, 17 gusht 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale S.G”.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K. me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë”.
“Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.