Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda,  ku janë shënjestruar tre raste të koduara si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”, raporton Gazeta Enigma.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i parë i shënjestruar “Eufond”, është kundër një personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar “Thesari”, është kundër dy personave për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “Shpëlarja e parave” dhe “Pastrimi i parave”, për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Të njëjtit gjenden në paraburgim.

Gjithashtu, rasti i tretë të shenjëstruar “Adriatiku”, është kundër shtatë personave për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Gazeta Enigma/


Related Articles