Pronarët e Man Utd nuk mendojnë të shpenzojnë për blerje në janar

Pronarët e Man Utd nuk mendojnë të shpenzojnë për blerje në janar

Drejtuesit e klubit anglez, Manchester United, po ri-mendojnë planet e tyre për blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe thuhet se kanë vendosur të mos shpenzojnë.

Ole Gunnar Solskjaer përballet me një muaj pushim që do t’i shërbej për të gjetur formën e lojtarëve të Unitedit dhe do të vendosë vetë fatin e tij në Old Trafford.

Brendan Rodgers i Leicester Cityt dhe Zinedine Zidane po shfaqet me shpejtësi si trajnerët e mundshëm të Unitedit nëse norvegjezi shkarkohet.

Megjithatë, sipas mediumit The Mirror, United nuk do të shpenzojë para për të shpëtuar sezonin e tyre.

Pronarët amerikanë të klubit nuk mendojnë se shpenzimet e mëdha kur në afatin kalimtar të janarit do të zgjedhin çështjet dhe krizën që nuk ishte parashikuar.

Familja Glazer shpenzoi rreth 150 milionë euro gjatë afatit të verës me besimin se kjo do të garantonte luftën për titullin e Ligës Premier dhe përparimin në Ligën e Kampionëve.

Rikthimi i Cristiano Ronaldos ka sjellë gola, por një mori problemesh taktike, Raphael Varane ka luftuar me lëndime, ndërsa Jadon Sancho nuk ka arritur të ndikojë në ekip.

Solskjaer tani ka shpenzuar më shumë se 400 milionë funte në tre vitet që kur ai pasoi Jose Mourinhon në krye të ekipit.

Related Articles