Një burrë në Pleshinë të Ferizajt ka njoftuar policinë se në shtëpinë që e kishte blerë e ka gjetur një armë nën divan.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe e ka konfiskuar armën.
“Fsh. Pleshinë, Ferizaj 14.11.2025 – 19:00. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke kryer punime në shtëpinë e tij të pabanuar që e kishte blerë më herët nën një divan kishte gjetur një armë automatike AK-47 pa karikatorë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, u tha në raportin e sotëm të policisë.
*Fotografia në lajm ilustruese
