Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli në një deklaratë për media ka thënë se nuk e kishte pritur që Lëvizja Vetëvendosje të propozonte Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Avdyli ka theksuar se ky vendim ishte surprizues për të.
“Propozimi i Dimalit ka qenë i befasishëm, por në një farë forme është vendim i Vetëvendosjes. Unë nuk e kam pritur, ndoshta kam pritur shumë emra të tjerë”, u shpreh Avdyli në “DPT te Fidani”.
Kujtojmë se Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, me 26 gusht, pasi kishte marrë 73 vota pro./Gazeta Enigma/