Propozimi i Wengerit që mund ta ndryshojë futbollin përgjithmonë, vazhdojnë testimet

Propozimi i Wengerit që mund ta ndryshojë futbollin përgjithmonë, vazhdojnë testimet

Drejtori i zhvillimit të futbollit të FIFA-s, Arsene Wenger, së fundmi propozoi ndryshim në rregullin për pozicion jashtë loje, ndërsa “Marca” shkruan se është miratuar testimi i tij.

Sipas Wengerit, futbolli duhet të fillojë të favorizojë sulmuesit në vend të mbrojtësve, siç është tani, dhe se rregulli i pozicionit jashtë loje duhet të ndryshohet plotësisht.

Sipas propozimit të Wengerit, një futbollist do të ishte në pozicion jashtë loje vetëm nëse i gjithë trupi i tij është para lojtarit të fundit të mbrojtjes në momentin kur i dërgohet pasimi.

Më poshtë mund të shihni një ilustrim të idesë së Wengerit, ku në foton e mësipërme ka një situatë në të cilën futbollisti nuk do të ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa në foton e mëposhtme do të sinjalizohej si ‘offside’.

Image

“Ligji i Wengerit” filloi të testohet muajt e fundit në turne për futbollistët e rinj në Suedi dhe Itali dhe Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit (IFAB) miratoi vazhdimin e testimeve.

Nëse propozimi i Wengerit do të pranohej, nuk ka dyshim se do të ndryshonte plotësisht futbollin dhe lojtarët do të duhej të kalonin një proces të vështirë përshtatjeje, në radhë të parë në atë mbrojtës, sepse lëvizja e tyre gjatë lojës do të merrte dimension krejt tjetër.

Deri më tani, është e qartë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat e futbollit deri në shkurtin e ardhshëm, kur IFAB do të mblidhet sërish dhe do të shqyrtojë të gjitha testet e kryera.

Related Articles