Ish ministri i Jashtëm Skender Hyseni, ka shprehur përkrahje për protestën e thirrur për padrejtësitë që thuhet se po i bëhen vendit nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hyseni në reagimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se protesta e nesërme është për një kauzë të drejtë, dhe se e njëjta duhet të përkrahet nga të gjithë pa përjashtim.
‘‘Nesër, me 7 gusht 2025, protestohet për një kauzë të drejtë. Kjo protestë duhet të përkrahet nga të gjithë, pa përjashtim’’, ka shkruar ai.
Tutje, Hyseni ka thënë edhe se protesta e nesërme është për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke
‘‘Protestohet për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke. Protestë qytetare, e civilizuar dhe e drejtë, në mbrojtje të shtetit e dinjitetit’’, ka përfunduar ai.