Protesta e Njësisë Speciale, Haradinaj: Vepro Kryeministër!

Protesta e Njësisë Speciale, Haradinaj: Vepro Kryeministër!

Daut Haradinaj ka reaguar pas protestës së sotme të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.



Haradinaj i ka kërkuar Kurtit veprim, duke thënë se kërkesat e Policisë janë legjitime dhe të arsyeshme.

Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, Kuvendi duhet të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të marrë vendim për këtë problematikë përndryshe trupi do të jetë për “këtë qeveri injorantësh”.

Reagimi i plotë:

Vepro kryeministër!

Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për  këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!

Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!

Related Articles