Protesta e PD-së në Shqipëri, policia del me deklaratë: 11 efektivë të lënduar

Protesta e PD-së në Shqipëri, policia del me deklaratë: 11 efektivë të lënduar

Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia  në një njoftim të lëshuar shton se janë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

Njoftimi:

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

Related Articles