Protesta e sotme në Komunën e Zubin Potokut ka përfunduar pa incidente.
Gazetarja Rina Mujku në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se protesta ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 16:00.
“E vetmja gjë që e ka thyer heshtjen ka qenë muzika, këngët me motive nacionaliste me kryefjalë Kosovën kinse e njëjta është akoma pjesë e Serbisë”.