Lista Serbe ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë një protestë në sheshin ‘Car Lazar’ në Mitrovicën e Veriut, pasi u larguan nga institucionet e Kosovës.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës tha se duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.
“Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së”, thuhet në reagimin e PK-së.
“Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.