Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi mbajti fjalën i pari në protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”.
Sipas Bumçit, “Ballkani i Hapur” është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të izoluar Kosovën.
“Ballkani i Hapur legalizon regjimin autoritar. Do të autorizojë shkelësit më të mëdha të të drejtave. Ata që bën aleancë me krimin duan të bëjnë sikur janë garantuesit e paqes. Dhunuesit më të mëdhenj duan t’i paraqesin si mbrojtës. Kosova është njohur mbi 100 vende”.
“Kur pritej një marrëveshje aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt mori përgjigjen e merituar, dështoi. Por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me MiniShengenin dhe tani Ballkanin e Hapur. Duan të izolojnë Kosovën”, u shpreh Bumçi njofton A2 Cnn.
Vuçiç gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.
Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit./Gazeta Enigma/