Protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë, policia arreston aktivisten Neri Ferizi

Protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë, policia arreston aktivisten Neri Ferizi

Është duke vazhduar protesta kundër vrasjes së grave.

Gjatë kësaj proteste është arrestuar aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi, pasi në ndërtesë të Qeverisë e njejta hodhi një mjet zjarrevenes. Kjo u bë e ditur nga opinionisti, Rron Gjinovci.

Ndryshe, njerëz të shumtë janë mbledhur për të protestuar me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

“Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është shkruar në disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit në duar.

Madje, disa nga ta edhe kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të këtij objekti ku shkruan “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ndryshe, kjo protestë u organizua pas vrasjes së mbrëmbshme, ku një 35-vjeçare shtatzënë u vra nga ish burri i saj.

Related Articles