Protesta në Gjilan pas rastit të keqtrajtimit të një gruaje

Protesta në Gjilan pas rastit të keqtrajtimit të një gruaje

Në Gjilan të premten po protestohet kundër dhunës ndaj grave.

Rasti i një gruaje me probleme të shëndetit mendor, që dyshohet se u dhunua fizikisht e po ashtu u përdor seksualisht nga një person, ka nxitur protestën.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në njoftimin për protestën ka shkruar: “protestojmë kundër dhunës strukturore”, duke shtuar se rasti i gruas në Gjilan shpërfaqë probleme sistematike “që i dhunojnë dukshëm më shumë grupe të cilat skajohen, tjetërsohen dhe dehumanizohen nga shteti dhe shoqëria”.

“Përdhunimi dhe dhuna sistemike që është ushtruar mbi Adilen dhe të tjera gra i qet në shesh problemet strukturore mbi të cilat funksionon shteti dhe shoqëria jonë. Kornizimi i tyre si më pak jetë të vlefshme dhe institucionalizimi i tyre si rezultat i paaftësisë së shtetit, që lehtësisht autorizohet nga gjykatat për personat me probleme të shëndetit mendor, janë pjesë qenësore e dhunës patriarkale. Kësisoji, shteti na bën hisedarë në shtypje duke llogaritë në heshtjen tonë kundrejt abuzimeve që ne i shohim në baza ditore”, thuhet te njoftimi për protestën.

Policia ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për veprën penale “dhunë në familje” lidhur me rastin e gruas. 

Related Articles