“Protesta në Medvegjë kundër diskriminimit, zhvendosjes, dëbimit, dhe shkeljeve që bëhen ndaj shqiptarëve”

“Protesta në Medvegjë kundër diskriminimit, zhvendosjes, dëbimit, dhe shkeljeve që bëhen ndaj shqiptarëve”

Protesta në Medvegjë, është kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Medvegjë.

Kujtojm se më datën 12 gusht 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, po ashtu më datën 23 shtator 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘’kthema adresën’’,është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë,është vazhdim i dy protestave në Bujanoc dhe në Preshevë, që ishin mbajtu si protesta gjithëpopullore, me moton për IDENTITET e DINJITET, ishte marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Këto dy marshe protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, është për barazi dhe drejtësi. Jan dhe do të mbesin për të dëshmuar për të satën herë se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.

Këto dy marshe protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, jan për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

*Autori i vështrimit Refik HASANI

Related Articles