Mbështetësit e lideres së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, të dielën janë mbledhur në Paris për të protestuar kundër dënimit të saj për përvetësim të fondeve të BE-së dhe ndalimit pesë-vjeçar për të kandiduar për poste publike.
Le Pen, e cila po apelon vendimin, është zotuar “të mos lejojë që presidenca të vidhet”, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.
Pavarësisht vendimit të gjykatës të hënën e kaluar, sondazhet po tregojnë se partia e Le Penit “Tubimi Kombëtar” qëndron e fortë, madje edhe presidentin e saj, Jordan Bardella, si kandidat në në garën e ardhshme presidenciale të vitit 2027.
Vendimi i gjykatës së Parisit të hënën ka bërë jehonë përtej Francës, duke nxitur reagime nëpër qarqet e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, pasi disa parti, përfshirë atë të Le Penit, kanë fituar terren vitet e fundit.