Protesta në Tiranë, Haziri: Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi – është politizuar

Protesta në Tiranë, Haziri: Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi – është politizuar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për protestën që do të mbahet nesër në Tiranë për t’u solidarizuar me ish-krerët e UÇK’së të cilët po mbahen tash e 5 vjet padrejtësisht në Hagë.

Haziri në emisionin Pressing në T7 tha se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të distancohet nga organizimi i kësaj proteste, pasi sipas tij, kjo çështje po politizohet.

“Manifestimet duhet me kon të lira, tash unë veteran i luftës jom, i konfirmum nuk jam në kategorinë e rrejshme edhe duhet me dalë me mendu a duhet me dal nesër me u solidarizu a jo , është shumë problem serioz kjo. Debati i brendshëm po i then njerëzit, e aq më keq kur del në nivel të kryeministrave.

Edi Rama duhet me dal me u distancu nga organizmi, me thon që veteranët e luftës në Kosovë e kanë marrë lejen me ardh me protestu në Tiranë, e kanë marrë lejen, le të bojnë cka t’dojnë, edhe me thon që spo du me dal nesër se spo du me politizu”, tha Haziri.

Tutje, Haziri tha se sot në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i PD’së, Sali Berisha e politizoi këtë organizim duke thënë se nuk do të marrë pjesë pasi është organizim i Edi Ramës.

Lidhur me këtë, Haziri thotë se kjo çështje u politizua nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i PD’së, Sali Berisha.

“Politizimin e ka shkaktu Kurti-Rama dhe Berisha-Rama”.

Related Articles