Disa nga qytetarët e Drenasit kanë shprehur pakënaqësit e tyre për gjendjen mjedisore në këtë Komunë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një proteste para Objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori tha se është alarmi i fundit për Qeverinë përkatësisht për Ministrinë e Ambientit që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas.
Protestuesit në këtë protestë prezantuan edhe disa mbetje të metaleve që shkaktohen nga fabrika Feronikel.
Qytetarët në pankartat që i vendosen para Ministrisë , në disa prej tyre thuhej se “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur nuk ka pandemi” dhe “Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar”.