Protestat në Iran, raportohet për mbi 2 mijë e 500 të vrarë

Protestat në Iran, raportohet për mbi 2 mijë e 500 të vrarë

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA ka thënë se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, si dhe 12 fëmijëve, pavarësisht ndërprerjes së internetit, raporton BBC.

Gati 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu. Në mesin e të vrarëve janë nëntë civilë joprotestues, ka thënë grupi.

Protestat në Iran kanë nisur më 28 dhjetor, si reagim ndaj rënies së monedhës rial dhe inflacionit. Që atëherë, ato janë zgjeruar në shumë qytete duke u shndërruar në mbarëkombëtare.

Ndryshe, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të “ndërmarrë veprime shumë të forta” nëse autoritetet iraniane fillojnë të ekzekutojnë protestuesit antiqeveritarë.

Related Articles