Protestë e re në mbrojtje të grave dhe vajzave

Protestë e re në mbrojtje të grave dhe vajzave

Në njërën anë grevat e mësimdhënësve, ndërsa në anën tjetër, protestat pas dhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra në Prishtinë, nuk kanë të ndalur. Megjithatë, kjo e fundit po përdoret goxha shumë politikisht nga vetë Qeveria Kurti për “pastrime” politike dhe kapje të institucioneve.

Protestës që u mbajt javën e kaluar, duke kërkuar mbrojtje për gratë e vajzat, iu bashkëngjiten mijëra qytetarë. Por, në krye të tyre kishte edhe njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

Një protestë e re pritet të mbahet edhe nesër në orën 12:00 në Prishtinë.

Pas bërjes publike të këtij rasti, Demokracia.com raportoi se vajza e mitur edhe më parë kishte qenë viktimë e trafikimit dhe keqpërdorimit seksual.

Pas dështimit të Policisë për ta mbrojtur viktimën, si akt moral u tha që dha dorëheqje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, si dhe u larguan disa komandantë, por pushteti në emër të këtij rasti menjëherë i instaloi njerëzit e vet, pavarësisht që të avancuarit ishin ndër përgjegjësit kryesorë që e kishin neglizhuar trafikimin e së miturës.

Albin Kurti më pas sulmoi Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Megjithatë, përveç që shiti moral, Kurti nuk mori asnjë hap për ta shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Ai tha se edhe gjyqtarët e prokurorët duhet të japin dorëheqje lidhur me këtë rast, por në të njëjtën kohë në Polici u avancuan dy njerëzit kryesorë që nuk arritën t’i ofrojnë mbrojtje viktimës 11-vjeçare.

Pas krizave që e kanë kapluar vendin, Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duket se përmes ndjeshmërisë së këtij rasti dhe përdorimit politik të tij, po mundohen ta “turbullojnë” pak edhe debatin publik.

Related Articles