Protestë masive në Mal të Zi, kërkohen zgjedhje të reja

Protestë masive në Mal të Zi, kërkohen zgjedhje të reja

Qindra persona morën pjesë në një manifestim përpara parlamentit të Malit të Zi, ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta u organizua nga “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, mes të cilave dhe ajo e presidentit Milo Gjukanoviç.

Të pranishmit mbanin në duar flamuj kombëtare dhe thërritën slogane kundër qeverisë së Dritan Abazoviç dhe aleatëve të tij në pushtet.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Policia kishte marrë masa shumë të forta sigurie në disa institucione kryesore për të mos lejuar protestuesit që të ndërmerrnin akte dhune ndaj tyre.

Po ashtu, protestuesit kërkuan që të tërhiqet Ligji i cili kufizon kompetencat e presidentit.

Related Articles