Këtë të shtunë qindra qytetarë protestuan në sheshin kryesor të Prishtinës duke kërkuar drejtësi për popullin palestinez, raporton Gazeta “Enigma”.
Protesta u organizua në kohën kur Izraeli miratoi planet për okupimin e plotë të qytetit të Gazës në Rripin e Gazës.
Rreth orës 19:00, protestuesit dolën në rrugë duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke shprehur solidaritetin e tyre me popullin palestinez.