Protestë para KQZ-së – Drenori thotë se Lladrovci po ua pamundëson të bëjnë fushatë

Protestë para KQZ-së – Drenori thotë se Lladrovci po ua pamundëson të bëjnë fushatë

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori së bashku me kandidatët për asamble komunale kanë protestuar para objektit të KQZ-së.

Drenori tha se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, po ua pamundëson të bëjnë fushatë ngase të gjitha hapësirat e dedikuara për billborde po i shfrytëzon ai.

“Jemi sot këtu në KQZ tek zyra e Avokatit të Aopullit, dhe dorëzuam ankesë tek PZAP-i. Ne jemi 6 kandidatë për komunën e Drenasit dhe ne po diskriminohemi në këto zgjedhje. Pasi kryetari aktual ka uzurpuar të gjitha billbordet e qytetit”.

Tutje ai tha se do ta dërgojnë kallëzim penal në Prokurori dhe presin që PZAP-i të jap versionin final,

“..nuk është e drejtë që të kenë këto kufizime në shpalosje të programit”.

Drenori ka bërë të ditur se fillimisht kanë protestuar para ambasadës amerikane në Prishtinë.

Related Articles