Protestë për lirimin e të dënuarve të 27 prillit

Protestë për lirimin e të dënuarve të 27 prillit

OBRM-PDUKM të dielen në ora 11:00 do të protestojë para Qeverisë, ndërsa kryetari i saj, Hristijan Mickoski bëri thirrje për masivitet.

Protesta organizohet nga disa organizata maqedonase nën sloganin “Demokraci në Maqedoni dhe liri për mbrojtësit e Kushtetutës”.

Krahas OBRM-PDUKM-së, protestën e kanë mbështetur edhe “Maqedonia e vetme”, Integra, dhe Podem.

“Edhe një ditë burgim padrejtësisht është i rëndë si një vjet. Maqedonia nuk duhet t’i harrojë djemtë e saj. Liri për mbrojtësit e Kushtetutës dhe përkrahje për protestën gjithpopullore. E diel, ora 11:00 para Qeverisë”, shkroi Mickoski.

Related Articles