“Duam veprime jo statuse”. Kjo është thirrja para Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi e tash te kryeministria.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar të hënën për rastin e 11-vjeçares.
Ashtu kanë vepruar edhe presidentja dhe ministrat e Qeverisë.
Por protestuesit po kërkojnë që të ketë veprime e jo statuse në rrjetet sociale.