Në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, protestuesit janë të maskuar dhe afër makinave të policisë së Serbisë.
Edhe në këtë mënyrë, ata po ndalojnë veturat e nuk po i lejojnë të qarkullojnë në këtë pikë kufitare të Serbisë me Kosovën.
KALLXO.com ka siguruar një fotografi që pretendohet kjo situatë po ndodhë në anën e Serbisë, afër pikës kufitare në Bërnjak.
Pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim nga autoritetet e Kosovës pasi një grup serbësh bllokuan rrugët në territorin e Serbisë, në shenjë proteste ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.