Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it

Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it

Ka filluar protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, kur e kanë edhe sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.

Ndryshe, OVL e UÇK-së e organizon këtë protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Related Articles