Protesta që synon të kërkojë drejtësi për rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga pesë të dyshuar ka vazhduar edhe para Ministrisë së Drejtësisë, përveç sheshit të Prishtinës.
Protestuesit e kanë mbuluar me ngjyrë të kuqe pllakën e Prokurorit të Shtetit, raporton lajmi.net.
Nga ngjyra duket se nuk kanë shpëtuar as policët prezentë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Protesta ka grumbulluar mijëra qytetarë.