Në Leposaviq është tensionuar situata.
Protestuesit kanë gjuajtur në drejtim të veturës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ishte në vizitë te kryetari Lulzim Hetemi.
Ata po ashtu kanë gjuajtur me shok bomba dhe gurë edhe në drejtim të ekipeve të mediave, dhe si pasojë disa gazetarë dhe kameramanë janë lënduar.
Ekipi i Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes njofton se të gjithë ekipet e gazetarëve për momentin janë në stacionin policor dhe nuk kanë leje për të dalë nga aty.