Protestuesja ndërpret transmetimin drejtpërdrejt në Rusi, “Jo luftë, ndalo luftën” (VIDEO)

Protestuesja ndërpret transmetimin drejtpërdrejt në Rusi, “Jo luftë, ndalo luftën” (VIDEO)

Një protestuese ka ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në Rusi, përfshirë në aplikacionin e mediave sociale Telegram, gruaja hyn në kornizën pas prezantueses femër në programin e lajmeve të Channel One Vremya.

“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët kundër luftës”, shkruhet në tabelën e saj., përcjell Gazeta Enigma.

Protestuesja, e quajtur Marina Ovsyannikova, thuhet se është punonjëse e këtij televizioni./Gazeta Enigma/

Related Articles