Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të propozuar shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.
Sipas “Top-Channel”, kjo parti ka vendosur të iniciojë shkarkimin e Metës bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Zhvillimi vjen vetëm një ditë pasi kryeministri, Edi Rama, u deklarua se me Metën do të merret Parlamenti i Shqipërisë.
Në anën tjetër, Meta u shpreh se s’ka aspak shqetësime për këtë.
Meta dhe krerët tjerë institucionesh në fushatën elektorale kishin shfaqur gjuhë të ashpër e ofenduese ndaj njëri-tjetrit.