Partia Socialdemokrate është shprehur e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që ato mbahen.
“Sigurisht që jemi të gatshëm. Kurdo që zgjedhjet të mbahen, PSD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi, të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.
Ajo ka thënë se nuk është me rëndësi se kush do të vinte në pushtet, por me rëndësi “që Albin Kurti të largohet nga pushteti”.
Që nga ristrukturimi vite më parë, kjo parti nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Figurat kyçe të kësaj partie kanë qenë pjesë e strukturave të Vetëvendosjes së Kurtit.
Herën e fundit që kjo parti garoi në zgjedhje parlamentare ishte viti 2019, kur u bë bashkë me AAK-në në koalicionin “100 për qind Kosovë”. Asnjë nga përfaqësuesit e kësaj partie nuk mori vota për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. AAK-ja siguroi 13 ulëse