PSD-ja ia “vizaton” Donika Gërvalles veturën, ia shkruan “UÇK”

PSD-ja ia “vizaton” Donika Gërvalles veturën, ia shkruan “UÇK”

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni të bërë para zyrës së MPJD-së, kanë njoftuar se ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, ia kanë shkruar “UÇK” në veturën e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Ata këtë veprim e kanë arsyetuar duke thënë se “Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.”

LEXO EDHE: Krasniqi: Kurti sot tregoi se gjithë Qeveria Kurti, është anti-UÇK


“Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës. Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë”, kanë deklaruar zyrtar të kësaj partie/Gazeta Enigma

Related Articles