PSD ka refuzuar koalicionin me AAK-në e Nisma-n, Molliqaj: Garojmë në zgjedhjet e ardhshme

PSD ka refuzuar koalicionin me AAK-në e Nisma-n, Molliqaj: Garojmë në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në intervistën ekskluzive për Gazetën Enigma, tha se pezullimi nga garat zgjedhore të PSD-së nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është një problem teknik i cili pritet të zgjedhjet në ditët në vijim.

“Sa i përket PSD dhe problemin teknik me KQZ-në, është çështje procedurale dhe brenda këtyre ditëve çdo gjë do të rregullohet. Ne e kemi shpallur kuvendin zgjedhor, pastaj do t’i kemi të zgjedhura të gjitha organet udhëheqëse të partisë dhe do të jemi gati në zgjedhjet e ardhshme”, tha Molliqaj në intervistë për Gazetën Enigma.

Duke folur rreth zgjedhjeve të ardhshme, dhe garimit të PSD-së, Molliqaj tregoi se si parti, kanë refuzuar koalicionin me AAK-në dhe NISMA-në, për arsye të politikave të brendshme.

“PSD ka refuzuar një ftesë për koalicion me AAK-në dhe NISMA-në për arsye ideologjike. Ne nuk jemi për koalicione strategjike që e kanë synim përfaqësimin më të lartë në kuvend, por synojmë një bashkim forcash që ka qëllim krijimin e një alternative karshi keqqeverisjes aktuale. Një bashkim forcash përreth një projekti të përbashkët që synon transformim rrënjësor të Kosovës për një vend me mirëqenie e barazi për qytetarët e saj është mëse i mirëseardhur dhe ky sigurisht është një prej synimeve tona” potencoi ai.

Related Articles