Aplikimi për shtesat e fëmijëve qenka vetëm për nënat e jo edhe për baballarët.
Që në start e ndalon aplikimin e baballarëve pa i marrë parasysh shumë faktorë ekonomik të cilët e vështirësojnë këtë aplikim dhe iu krijojnë familjeve shpenzime të pa nevojshme si:
• Shumë gra janë të papuna si shkak i papunësisë së lartë në Kosovë e ku përqindja e grave të punësuara është vetëm 9% e pjesa tjetër e pa punë pra, 91%, e krejt kjo ka ndikuara që gratë nuk kane llogari të hapur bankare pasi që ajo shkakton shpenzime të mirëmbajtjes si:
- ProCredit Bank 5 euro mirëmbajtja mujore;
- TEB Bank 1,5 Euro mirëmbajtja mujore;
- Shumë banka nuk hapin llogari nëse nuk ke kontratë punë
• Shumë gra jetojnë në vise rurale apo në periferi të qytetit që përveç shpenzimeve të mirëmbajtjes së bankës krijojnë dhe shpenzime të rrugës deri në 2 euro në dy drejtimet pa i llogaritur shpenzimet e lartpërmendura.
Atëherë shtrohet pyetja: A e kemi qëllimin të i ndihmojmë familjet shqiptare që të ua lehtësojmë sado pak vështirësitë ekonomike me këtë shumë simbolike 10 Euro e 20 Euro apo vetëm të i fusim në polemika se a të hapin gratë shqiptare llogari ku mirëmbajtja e llogarisë bankare dhe rruga nga shtëpia deri në bankë mund të kushtojnë maksimumi 7 Euro e të fitoj 3 euro si shumë të mbetur.
• Probleme tjera të hasura janë: •
- Nënat që kanë ndërruar jetë, që nuk është nr. i vogël edhe i Lehonave nga COVID 19, burri i saj duhet te gëzojë të drejtën e mbështetjes financiare,
- Nënat ndër moshën 18 vjeç edhe atyre duhet lejuar aplikimi pasi që ato kanë nevojë për mbështetje financiare.
• Lehtësoni mundësinë që prindërit të aplikojnë për të përfituar këto shuma.
(Autori është magjistër i Ekonomisë)