Pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe cili është kuptimi i tyre?

Pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe cili është kuptimi i tyre?

Njerëzit kalojnë mesatarisht 1/3 e jetës së tyre duke fjetur. Edhe pse trupat tanë janë pushim gjatë gjumit, truri ynë kalon në një gjendje shumë funksionale në mënyrë që të përgatisë trupin për ditën tjetër. Kjo është gjendja kur shohim ëndrra, duam apo jo.

Ne të abcnews.al do ju tregojmë më poshtë arsyen pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe çfarë kuptimi kanë ato.

Nëse po shihni ëndrra të përsëritura, nuk jeni vetëm

Mos u dëshpëroni nëse keni parë të njëjtën ëndërr shumë shpesh. Është zbuluar se kjo ndodh të 35% e fëmijëve që janë të fazë adoleshence dhe 60-70% te adoleshentët e rritur. Ndërsa këto ëndrra mund të përjetohen në çdo moment të jetës tuaj, studimet kanë treguar se pothuajse 40% e njerëzve fillojnë të kenë ëndrra  të përsëritura në fëmijërinë e tyre, ndërsa mbi 15% fillojnë në moshën e rritur.

Ka tema të njohura për ëndrrat e përsëritura

Një sondazh raportoi se 5 gjërat kryesore për të cilat njerëzit ëndërrojnë janë:

Rënia

Përndjekja

Të qenit sërish në shkollë

Të qeni i papërgatitur për një provë apo ngjarje të rëndësishme

Fluturimi

Shumica e këtyre ëndrrave shkaktojnë emocione negative dhe janë shkaktare të ankthit. Studimet kanë treguar se njerëzit me nivele të ulëta të mirëqenies mendore dhe psikologjike janë më të prirur të kenë këto lloj ëndrrash, informon avcnews.al.

Mund të jenë një reflektim i asaj çfarë ndjeni

Të shohësh një ëndërr sikur jeni të papërgatitur për një test, mund të jetë një diskutim i zakonshëm mes studentëve, veçanërisht gjatë periudhave të provimeve. Kjo është mënyra e trurit për të luajtur rolin e stresit fizik dhe mendor që një student mund të ndjejë. Ëndrrat sikur bini mund t’ju atribuohen frikës dhe pasigurisë për situata të caktuar. Një ëndërr sikur po iu bien dhëmbët, mund të jetë pasqyrimi i vështirësisë së një personi të ndrojtur për t’u shprehur.

Mund të sinjalizojnë se duhet të rregulloni diçka

Teoricienët kanë supozuar se ëndrrat që i shihni shpesh mund të lidhen me një çështje të pazgjidhur në jetën tuaj, ndërsa të tjerë spekulojnë se këta ëndrra ndodhin kur një person përpiqet të merret me traumat e së kaluarës. Ekspertët shpjegojnë se ëndrra specifike që përsëriten shpesh mund të jenë dëshirat tuaja të fshehura, frika ose diçka tjetër krejtësisht, si nevoja për të pasur miq të rinj, informon abcnews.al.

Këshilla si të mos shihni më ëndrra të përsëritura

Ëndrrat negative nxiten nga stresi, dhe mënyra më e mirë për të lehtësuar shfaqjen e tyre gjatë natës, është të qetësoni nivelet e stresit. Përveç kësaj duhet të konsideroni faktorët si gjumi i mjaftueshëm dhe në kushte të rehatshme, si dhe mbajtja e një diete të ekuilibruar. Vizita në një psikiatër ose terapist gjumi mund të jetë e dobishme nëse ëndrrat tuaja po dëmtojnë mirëqenien tuaj të përgjithshme./e.b-abcnews.al

Related Articles