Pse s’po dalin deputetët jashtë Kuvendit? – Flet Duda Balje

Pse s’po dalin deputetët jashtë Kuvendit? – Flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk e kanë me obligim qëndrimin në Kuvendin e Kosovës deputetët që aktualisht janë brenda.

Pas sulmit në Kuvend, Balje në një prononcim për media ka thënë se e ka parë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kam pa Ministrin e Financave dhe Albulena. Ata janë brenda. Unë mendoj se Besniku ka gjujt shishe me ujë në Mërgimin, nuk jam e sigurt për këtë. Mirë janë, krejt janë brenda”, ka thënë ajo.

“Vetë nuk dojnë me dalë. Qe unë dola. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh brenda”, vijon më tej Balje. 

Related Articles