Këtë të dielë Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio është rikthyer në një mënyrë shumë të veçantë. Këtë herë Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli do të intervistojnë 4 finalisët.
Përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, fati i goglave vendosi Efin e cila foli gjatë për këtë eksperiencë në jetën e saj. Efi u shpreh se e ka shijuar çdo ditë, por ka pasur një periudhë shumë të vështirë. Bëhet fjalë për ri-hyrjen e dytë në shtëpi, pas debateve me Luizin dhe Kirën.
Por çfarë e bëri Efin të rikthehej në atë shtëpi?
“Gjëja e parë ishte dashuria e njerëzve, po të mos pranoja dukej sikur kam frikë, pastaj pjesa tjetër erdha ta shijoj, por nuk ndodhi ashtu. Unë atë që kisha për të treguar e kisha treguar nuk kisha diçka të re dhe ja arrita finalen”, u shpreh Efi duke theksuar se e ka pasur në mëdyshje.