PSG dëshiron ta marrë Zhegrovën gjatë afatit kalimtar të verës

PSG dëshiron ta marrë Zhegrovën gjatë afatit kalimtar të verës

Disa mediume në Francë kanë raportuar se Paris Saint-Germaini mund ta transferojë Edon Zhegrovën gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të “Foot Sur 7”, kalimi i Zhegrovës nga Lille te gjiganti francez PSG mund të realizohet.

Parisienët mund të humbasin Kang In Lee këtë verë dhe tashmë janë në kërkim të një sulmuesi të ri. Reprezentuesi koreano-jugor nuk i përmbush plotësisht pritshmëritë e Luis Enrique dhe mund të paketojë valixhet për të filluar karrierën e tij diku tjetër, me Manchester United që po lëvin për të.

Prandaj, Edon Zhegrova është objektivi prioritar për të kompensuar këtë largim të mundshëm të anësorit aziatik.

Aktualisht, Zhegrova mungon te skuadra e Lille për shkak të një lëndimi të pësuar më 14 dhjetor, në ndeshjen ndaj Marseille, që përfundoi baras 1-1 në stadiumin “Velodrome”. Lëndimi në ije për 26-vjeçarin erdhi në një moment shumë të pafavorshëm, pasi ai ishte në formën më të mirë të sezonit.

Para këtij lëndimi, Zhegrova po kalonte në një superformë, duke qenë një prej lojtarëve më të dalluar të Lille, pasi në 21 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni, ai kontribuoi me tetë gola dhe dy asistime.

Veçanërisht ishte i shkëlqyer në paraqitjet në Ligën e Kampionëve, ku u dallua edhe ndaj Real Madridit dhe Juventusit, si dhe kundër ekipeve të tjera të mëdha evropiane.

Related Articles