PSG e suspendon Messin për dy javë pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite

PSG e suspendon Messin për dy javë pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite

Sipas informacioneve të mediumit, RMC, klubi i PSG mori vendimin sonte në mbrëmje për të pezulluar Lionel Messin për dy javë me efekt të menjëhershëm, për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.

Gjithçka është konsideruar nga klubi për atë që është cilësuar nga brenda si një gabim i rëndë, përcjell LIG Sport.

Paris Saint-Germain filloi këtë procedurë klasike disiplinore pasi Messi udhëtoi atje pa asnjë autorizim. Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi.

Prandaj, argjentinasi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të PSG-së, në Troyes këtë të dielë dhe kundër Ajaccio të shtunën më 13 maj.

VIDEO:

Related Articles