PSG fiton me vështirësi ndaj Nantes

PSG fiton me vështirësi ndaj Nantes

PSG fitoi ndaj Nantes me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të të Ligue 1 në një ndeshje që nuk ishte e lehtë për kampionët.

Ndeshja nisi mirë për PSG-në, që arritën të shënonin gol që në minutën e 13-të me një super shënim të Leo Messit.

Pas katër minutash PSG shtoi epërsinë me autogolin e Jaouen Hadjam (2-0).

Në minutën e 31-të, Ludovic Blas i Nantes shënoi për 2-1, duke e hapur ndeshjen.

Rezultati u barazua në minutën e 39-të, me Ignatius Ganago që shënoi për 2-2.

Në pjesën e dytë, Danilo Pereira i PSG-së shënoi për 3-2, duke e kthyer epërsinë për kampionët.

Krejt në kohën shtesë, Kylian Mbappe shënoi për 4-2, duke e siguruar fitoren.

Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 63 pikëve, ndërsa Nantes është i 13-ti me 28 pikë.

Related Articles