PSG është larguar nga gara për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Me “Parisienët” që më shumë gjasa do humbasin Kylian Mbappe si agjent të lirë në verë, Haaland është përmendur si pasuesi adekuat për fituesin e Kupës së Botës.
Sidoqoftë, PSG do duhej të garonte me top klubet e tjera, si Manchester United, City dhe Real Madrid për norvegjezin, që ka klauzolë lirimi që aktivizohet në verën e vitit 2022.
Sipas “El Nacional“, PSG ka hequr dorë prej yllit të Dortmundit dhe e gjitha shkaku i komisionit të madh që kërkon agjenti Mino Riola në këmbim.
Raporti shton se sulmuesi i Fiorentinas, Dusan Vlahovic është zgjedhja e parë për Mbappe, me serbin që ka refuzuar rinovimin me klubin italian.
Klubet e interesuara për Haaland tashmë e dinë që transferimi i tij do kushtojë plotë 300 milionë euro, nëse përfshihen pagat, qëndrimi dhe klauzola e lirimit.