PSG me shumë mungesa ndaj Clermont

PSG me shumë mungesa ndaj Clermont

Paris Saint-Germain është nikoqir i Clermont në takimin që luhet në kuadër të javës së pestë në Ligue 1. Në mesin e shumë mungesave startuese është edhe Lionel Messi.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin Parc des Princes, me parisienët që shiheni si favorit të letër.

Për këtë takim, PSG do të jetë pa lojtarët si, Lionel Messi, Neymar, Angel di Maria, Leandro Paredes, që jaën pushuar nga trajneri, me Marcos Verrattin, Sergio Ramos, Colin Dagba, Juan Bernat, Layvin Kurzaca e Gharbi, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Clermont nuk mund të llogarisë vetëm në, Mohamed Bayo –  që po ashtu është i lënduar, derisa Elbasan Rashani këtë takim e fillon nga banka rezervë, shkaku i ndeshjeve që i luajti me Kosovën në kualifikimet e Kupës së Botës.

Formacioni bazë i PSG-së: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo – Herrera, Danilo, Gueye – Rafinha – Draxler, Mbappé.

Formacioni bazë i Clermont: Desmas, Zedadka, Hountonoji,Ogier, Nsimba, Gastien, Samed, Berthomier, Dossou, Allevinah, Hamel.

Related Articles