PSG po synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar të verës. Dikur Reali mblidhte galaktikë, është epoka e PSG që ta bëjë këtë dhe të ndryshojë historinë e klubit. Pas Messit, PSG synon Ronaldon.
Sipas AS, atë që kanë ëndërruar miliona tifozë nëpër botë, t’i shohin në një skuadër Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, PSG mund ta bëjë realitet.
Gjithçka duket në duar të Kylian Mbappe, që sipas AS, është duke insistuar që të transferohet në Real Madrid.
Kjo do t’i hapte rrugë Parisit që të tentojë menjëherë goditjen e madhe, të marrë Ronaldon dhe të “pushtojë botën”.
PSG e di se Mbappe dëshiron ta veshë fanellën e Realit dhe presidenti i klubit, Naseer Al-Khelaïfi, në asnjë moment në prezantimin e Messit nuk tha se Mbappe dëshiron të qëndrojë, por e thumboi atë që të mos flas më, por të punojë sepse ka tashmë një ekip fitues siç ka insistuar ta ketë.
Ndërkohë, AS shkruan se CR7 dhe agjenti Jorge Mendes janë të vetëdijshëm për gjithçka, derisa PSG, vetëm për t’i pasur fituesit e 11 Topave të Artë, është pajtuar t’i japë kontratë dy vjeçare Ronaldos, gjithmonë nëse Mbappe largohet.
Duket e vështirë, por mund të bëhet gjithçka realitet.
Dikur Reali mblidhte galaktikë, tani është epoka e PSG që ta bëjë këtë dhe të ndryshojë historinë e klubit.
Si Ronaldo, ashtu edhe Mbappe janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre.