Fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG përballët me fituesin e Ligës së Evropës, Tottenhamin, për Superkupën e UEFA-së.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Bluenergy Stadium – Stadio Friuli”.
PSG shihet si favorit për këtë takim, duke marrë parasysh talentin që ka në skuadër.
Në anën tjetër, Tottenhami ka bindjen se mund të fitojë këtë trofe, duke u bazuar në fitoren shkatërruese që PSG fitoi nga Chelsea në Kampionatin Botëror për Klube muajin kaluar, 3-0.
Formacionet zyrtare:
PSG: Chevalier, Hakimi, Marquinhos, Kvaratskhelia, Dembele, Doue, Vitinha, Nuno Mendes, Barcloa, Zaire-Emery, Pacho.
Tottenham: Vicario, Danso, Palhinha, Richarlison, Romero, Kudus, Porro, Spence, Sarr, Bentacur, Van de Ven.