Publikohen formacionet zyrtare: Bayern Munich vs Real Madrid

Publikohen formacionet zyrtare: Bayern Munich vs Real Madrid

Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Los Blancos’ tashmë kanë publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, duke mos lënë shumë vend për befasi.

Në mbrojtje starton Lucas Vazquez për shkak se Dani Carvajal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i suspenduar për këtë ndeshje.

Në mesfushë Ancelotti ka vendosur që të startojë me Aurelien Tchouamenin nga minuta e parë, duke e lënë Eduardo Camavingan në bankën rezervë.

Sulmi si gjithmonë udhëhiqet nga dyshja braziliane Vinicius-Rodrygo, të cilët do të ndihmohen nga anglezi Jude Bellingham.

Formacioni zyrtar:

Real MadridLunin, Mendy, Rudiger, Nacho, Vazquez, Tchouameni, Kroos,Valverde, Bellingham,Vinicius ,Rodrygo.

Related Articles