Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar të premten një disa fotografi që i quajtën “tronditëse”, të marra nga prona e të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein, ku shfaqen ndër të tjerë Donald Trump, Bill Clinton dhe ish-anëtari i familjes mbretërore britanike, Andreë Mountbatten-Windsor, shkruan the Guardian.
Në 19 fotografitë, disa prej të cilave janë parë edhe më herët, përfaqësohet një pjesë e vogël e pothuajse 100 mijë imazheve që i janë dorëzuar Komisionit Mbikëqyrës së Dhomës, i cili po heton veprimet dhe lidhjet e Epsteinit, financierit që u vetëvra në një qeli burgu në New York në vitin 2019, pas akuzave për trafikim seksual.
Mes personazheve të njohur të shfaqur janë edhe emra s regjisori Woody Allen, themelusi i Microsoftit, Bill GAtes, miliarderi tjetër, Richard Branson.
Fotografitë u publikuan pa kontekst apo tituj shpjegues, por sipas Robert Garcia, demokratit nga Kalifornia dhe anëtarit kryesor të komisionit të mbikëqyrjes, ato ngrehin më shumë pyetje rreth lidhjeve të Epstein me individë të pasur.
Trumpi shfaqet në tri nga 19 imazhet e publikuara të premten, shkruan the Guardian.
Në njërin, ai është fotografuar me gjashtë gra, disa me veshje të stilit Havai, fytyrat e të cilave janë mbuluar. Në të dytin, ai shihet pranë Epstein duke dëgjuar një grua bionde që duket se po tregon një shaka. Në të tretin, me sa duket të bërë brenda një avioni, ai është ulur pranë një gruaje tjetër me flokë bionde më të gjata, fytyra e së cilës është po ashtu e mbuluar.
