Ushtria amerikane ka konfirmuar se ka përdorur bombardues të rëndë B-1 në sulmet e natës në Iran.
“Mbrëmë, bombarduesit amerikanë B-1 goditën thellë brenda Iranit për të degraduar aftësitë e raketave balistike iraniane”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së.
Vendosja e aeroplanit B-1 u publikua për herë të parë nga themeluesi i Aleancës së Gjurmimit të Ajrit Ushtarak, një ekip prej rreth 30 analistësh me burim të hapur që analizojnë aktivitetin e fluturimeve ushtarake dhe qeveritare.
Në sulmet ajrore izraelito-amerikane në Iran është vrarë lideri suprem Ajatollah Ali-Khamenei si dhe shumë eprorë të lartë ushtarakë.
Në anën tjertër Donald Trump nuk e ka anashkaluar opsionin e dërgimit të trupave amerikane në Iran nëse një gjë e tillë është e nevojshme.
Last night, U.S. B-1 bombers, struck deep inside Iran to degrade Iranian ballistic missile capabilities. As the President stated, "we're going to destroy their missiles and raze their missile industry to the ground." pic.twitter.com/tIkIo5ugWv— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 2, 2026
