Publikohen pamje të veturës që u përdor për grabitje në Suharekë

Publikohen pamje të veturës që u përdor për grabitje në Suharekë

Është gjetur vetura e cila është përdorur për ta kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, në të cilën u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se vetura është gjetur në fshatin Jezerc.

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë”.

Ndërsa janë publikuar edhe pamjet nga vetura që u gjet.

Related Articles